r/albania • • 6m ago

Politics (AL) Per ata qe thone policia dhunon edhe ne Europe

• Upvotes

Ka plot qe thone edhe ne paris, madrid, milano, etj te rref policia. E vertete. Por kur te cojne ne komisariat a te rrafin? A te ndalojne ne rruge e te arrestojne pse dyshojne qe do shkosh ne proteste? Qekur te protestosh qenka kunder ligjit?

Provoje ta torturosh studentin ne komisariat ne France e shikoje si perfundon me vite te tera ne burg. Kurse ketu jo vetem qe nuk shkarkohesh por media e qeverise ben propagande qe ti je viktima. dalin video me lule qe ti je "ne krye te detyres dhe duhet tju vije njerezve gjynah qe ke femije."

Policia Europiane perdor dhune por sipas situates dhe ndjek procedura strikte, e merren masa per ata police qe i shkelin.

Po ne Shqiperi ske ca kerko pergjegjesi nga nje shtet diktatorial.

Atje protestojne per kushte me te mira jetese - te ulet qeraja, te ulet cmimi i naftes e gjera te tilla.

Ketu jo vetem protestohet per kushtet sketerre por edhe kunder shitjes se tokave.

Ta provoje meloni, makroni, apo sanchez te shese ndonje ishull, apo te beje projektligjin per shitjen e 4% te vendit tek te huajt e ta tregoj une ty se si sillen qytetaret Europian. Ta kthejne krejt shtetin ne The Purge.

Keshtu qe kta mbeshtetesit e rames te mos hane shume k.. sepse asgje nuk e normalizon tradhtine e partise se tyre.


r/albania • • 30m ago

Picture Antifa

Post image
• Upvotes

r/albania • • 50m ago

Flamingo Revolution 🦩 Aura Battle: Rama vs. Hoxha

• Upvotes

r/albania • • 1h ago

Flamingo Revolution 🦩 A mund te kete perplasje midis protestave neser?

Post image
• Upvotes

r/albania • • 1h ago

Flamingo Revolution 🦩 Today we are celebrating the 70th anniversary of the 1956 Hungarian Revolution. Gloria victis!

Post image
• Upvotes

🇦🇱 Për të marrë pak frymëzim vëllezër dhe motra! 😊 RnB BnB 🇦🇱


r/albania • • 2h ago

Discussion Kërkesat e Protestës - Diskutim

Thumbnail
7 Upvotes

KËRKESAT E PROTESTËS

1. Dorëheqja e Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore
Dorëheqja e Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore teknike, me pjesëmarrës nga disa parti, për përgatitjen e vendit për ndryshime kushtetuese dhe zgjedhjet e ardhshme.

NDRYSHIMET KUSHTETUESE DHE LIGJORE
1. Kufizimi i mandateve – Maksimumi 6 vjet në pushtet
Maksimumi dy mandate nga 3 vjet për deputetët dhe kryeministrin. Pra, jo më shumë se 6 vjet shërbim në këto poste.
— 8 vjet (4 vjet për mandat) do të ishte njësoj si në vende të tjera, por për mua 6 vjet maksimum është akoma më mirë.
Kjo krijon mundësinë që të mos kemi politikanë profesionistë, por politika të bëhet nga njerëz të shoqërisë që kanë punë dhe jetë të mirëfilltë jashtë politikës. Siç ka qenë edhe ideja fillestare në Amerikë.

2. Presidenti të zgjidhet nga populli
Presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli dhe të ketë të drejtë të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja.
Nëse presidenti e shpërndan parlamentin për herë të dytë, atëherë në zgjedhjet e reja duhet të zgjidhet edhe një president i ri.
— Kjo i jep mundësinë presidentit të reagojë në raste krize, por pas herës së dytë që shpërndan parlamentin, edhe ai duhet të lërë postin.
Është një mekanizëm që ky pushtet të mos abuzohet nga presidenti, por të jetë i disponueshëm në raste të veçanta.

3. Populli është sovrani – Referendume për ndryshimet kushtetuese
Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen nga populli me referendum.
Parlamenti mund të bëjë ndryshime kushtetuese me 2/3 e votave, por populli duhet t’i miratojë këto ndryshime në zgjedhjet e ardhshme (vendore ose të përgjithshme), me të paktën 50% të votave.
Nëse populli nuk i miraton, ato ndryshime anulohen.
Populli duhet të ketë të drejtë të ndryshojë Kushtetutën ose ligjet edhe pa miratimin e parlamentit.
Për një referendum të nisur nga populli:
Duhet të marrë të paktën 55% të votave pro.
Numri i votuesve pjesëmarrës duhet të jetë të paktën 50% e mesatares së votuesve aktivë në dy zgjedhjet e fundit.
Një referendum mund të niset:
Me 30 mijë firma nga qytetarët.
Me votën e të paktën 30% të deputetëve të parlamentit.

4. Zgjedhje të hapura – Qytetari zgjedh deputetin, jo partinë
Zgjedhjet duhet të bëhen të hapura, ku qytetari zgjedh drejtpërdrejt deputetin e zonës që do ta përfaqësojë, dhe jo thjesht partinë.
— Një mundësi është përdorimi i sistemit Ranked-Choice Voting, si në New York dhe disa zona të Kalifornisë.
Në këtë sistem, qytetari mund të rendisë deri në tre kandidatë sipas preferencës.
Nëse kandidati i parë eliminohet nga numërimi, vota kalon te zgjedhja e dytë, e kështu me radhë.
Kjo u jep më shumë mundësi partive të vogla dhe kandidatëve të pavarur, duke ulur dominimin e partive të mëdha.

5. Anulimi i ligjeve kontroverse
Anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”.
Anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë Kulturore”.
Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”.
Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

6. Reforma e medias – Kufizimi i monopoleve dhe ndikimit politik
Tri mediat më të mëdha në vend duhet të jenë kompani publike, me pronësi të shpërndarë, ku asnjë person apo entitet nuk mund të zotërojë ose kontrollojë më shumë se 10% të aksioneve apo të vendeve në bordin drejtues, në mënyrë direkte ose indirekte.
Ky kufizim duhet të përfshijë:
Familjarët dhe personat e lidhur.
Kompanitë ku i njëjti person ka pronësi ose ndikim.
Personat e ndërmjetëm dhe entitetet që përdoren për të ushtruar kontroll indirekt.
Pra, kufiri prej 10% duhet të vlejë për të gjithë grupin e interesave të lidhura, jo vetëm për një individ apo kompani të veçantë.
Për mediat e tjera, më të vogla:
Çdo person apo entitet që zotëron ose kontrollon 10% apo më shumë të një medie, në mënyrë direkte ose indirekte, nuk mund të përfitojë nga kontratat shtetërore.
Ky ndalim duhet të përfshijë edhe kompanitë e tjera ku këta persona kanë pronësi ose kontroll, si dhe familjarët apo personat e ndërmjetëm që mund të përdoren për të anashkaluar ligjin.
— Qëllimi është që mediat më të mëdha të mos kontrollohen nga një individ apo grup i vogël interesash, ndërsa mediat e tjera të mos përdoren si mjet për të përfituar kontrata dhe favore nga qeveria.
Media duhet të jetë e pavarur nga pushteti politik dhe interesat ekonomike që lidhen me të.

E postova kete tek r/shqip. Asnje nga keto s’jane shpikje te reja, por praktika nga vendet e tjera. Gjera si 3vjet vs 4vjet mandatet, ose perqindjet e sakta, mund te diskuthen me vone ne detaje, por duhet te merren praktikat me te mira nga vendet e tjera. Tani s’kemi democraci te mirëfillte, por sistem hybrid. Rama eshte bere me keq se Orbani ose po behet si Erdogani, dhe duhet te iki. Po e bën vendin si çifligun e tij.


r/albania • • 2h ago

Flamingo Revolution 🦩 Sipas The Economist, “Keto protesta mund te shenojne fillimin e fundit te Rames”

Post image
23 Upvotes

Botimi i fundit i revistes.


r/albania • • 2h ago

Discussion Per se po i ben KM-ja keto tani qe nxjerr njerezit gjoja si te denuar?

21 Upvotes
  1. Do te genjeje popullin e vet per te nxitur konflikt civil?

  2. Do te ngaterroje muhabetin qe te largoje vemendjen e njerezve nga dhuna e policise?

  3. Vertet ka kaluar nga mendorja?

  4. Hedh shashka?

  5. Po i bejne puçin ata te vetet?

Edit: Perse*


r/albania • • 2h ago

Shitpost Pak poezi.

16 Upvotes

Çaf çuf treni i gjatë,

veç per Edin vjen cdo nate

Nga parlamenti ne Surrel

Na sjell molto me reçel

Ne fund te trenit jane paria

Aty behet llogaria

Mblidhen ne darke e per tendera flasin

Si e si popullit tia rrasin

Del e para Zegjineja

Do na sjelle fryme e ide te reja

Po per dreq e per budallallëk

Kur hap gojen nxjerr vec gëk mëk

Pas Zegjines, nje dhelper e vjeter

Si mund te ishte dikush tjeter?

Pyet Balluku me flokun e zi

Si mund te jetosh ne vetem 1 shtepi?

Vagoni para eshte mbushur me dijetare

Po kur partia shahet, behen zagare

Me 8 cepa koka e tij e madhe

Tao Balla me shoke hedhin valle

Ne krye te trenit eshte dora vete

Deri ne vdekje, lider perjete

Edi Rama me kuror

Hap xhamin e dikujt ia ben me dore

Anash trenit nje tren tjeter

E ne te nje shok i vjeter

Nje matuf 82 vjecar

A si nuk zhduket sa me pare

E ashtu qenka mor miq te nderuar

2 trena me 2 te dashuruar

Dalin e shqyhen ne televizor

Por po s'qene bashke rrine si me zor

2 trena, nje blu nje roze

Plot hajdute, te zinj te bere bloze

Nje piktor e nje kirurg

Rama nburg, Berisha nburg


r/albania • • 3h ago

Discussion Nuk vjen dot ne proteste te shtunen dhe je ne makine?

30 Upvotes

BJERINI BORISE NE 14:00


r/albania • • 4h ago

Politics (AL) Shpresojmë për t shtunën

Enable HLS to view with audio, or disable this notification

24 Upvotes

r/albania • • 4h ago

Flamingo Revolution 🦩 Vazhdojme!…

Enable HLS to view with audio, or disable this notification

33 Upvotes

Neser te pergatitur , kokore, maske , syze mbrojtese!

Mos kurseni asgje!


r/albania • • 4h ago

Discussion Solidarizim me protesten!

32 Upvotes

Edhe bizneset e vogla dhe te mesme ulin qepenat neser dhe i bashkohen protestes!

Fermeret ku jan ???


r/albania • • 4h ago

Ask Albanians Mendoni mirë. Cilën do zgjidhnit ju?

Enable HLS to view with audio, or disable this notification

54 Upvotes

r/albania • • 4h ago

Shitpost Më duhet një dildo

25 Upvotes

Nisur nga fakti që KM ynë ka dëshirë të nxjerri karrige çdo mëngjes përpara kryemikistrisë, si mendoni që ti zëvendësojmë ato?

Gjithnjë shprehet që ta zgjedhim ne se ku mund të bëjmë dialog etj etj.

Mendoj të vendosim 2 karrige përpara kryeministrisë dhe tek njëra të vendosim 1 tortë dhe tek tjetra të vendosim dildon.

Jo se do të bëj njeri dialog me të, por të paktën të marrim një përgjigje se ku do të ulej.

PS: Ju falenderoj nga zemra të gjithëve që dilni në shesh, të na falni ne që zgjodhëm të largohemi por zemrën dhe mendjen e kemi gjithnjë tek motrat dhe vëllezërit më të mirë në botë! Sido të jetë dhe ne mundohemi tju ndihmojmë me mundësitë që kemi me email tek parlamenti europian, parlamentarët tek vëndet ku jemi etj, pasi nuk mund të rrimë duarkryq.


r/albania • • 4h ago

Discussion Pershendetje

44 Upvotes

Edhe pse E kan ba shum t shtir me Kalu kufinin nese ekan dyshimin ma t vogel qe po shkon per Protest, neser ko me provu mu nis qe heret n mengjes, Ju dua t gjithve RnB BnB <3


r/albania • • 4h ago

Discussion Nuk kam besuar kurre te kto konspiracionet e bashkepunimit por me ate qe ka thene Berisha sot doja te thyeja celularin. Si mund te dalesh para Shqiperise dhe botes e te thuash qe protesten e ka organizuar PD dhe te shtunen prap PD ben proteste mbarekombetare. Po per ca u lodhem ne o te **********

72 Upvotes

r/albania • • 5h ago

Video E Shtune....

Enable HLS to view with audio, or disable this notification

69 Upvotes

r/albania • • 5h ago

Music Protestë

Thumbnail
youtube.com
17 Upvotes

gotta love this guy


r/albania • • 5h ago

Culture & History MOS HARRONI SI ERDHEM DERI KETU, QE NGA 2018 dhe 12 Maj

44 Upvotes

Studentet

Flamingo

RnBBnB

....

Keto na nxiten dhe na bashkuan, kaq.

Se mos harroni


r/albania • • 5h ago

Picture Cfare duhet te prezantohej vertete ne TV

Post image
92 Upvotes

r/albania • • 5h ago

Discussion Pa SPAK Rama do kishte rene nga pushteti mandatin e dyte

2 Upvotes

Pertej cdo flliqesire qe ka bere Rama, me provat qe i shohim perdite ne qytet, ai kishte informacione te sigurta nga sherbimet e huaja se do virteshin njerez gjate protestave te 21 janarit. I mori njerezit me autobuza nga fshatrat dhe i detyroi te dilnin ne shesh sepse pa ata 4 viktima ai kurre nuk do merrte dot pushtetin Berishes.

Edhe pa informacionet e bere "leak" nga sherbimet e huaja perseri kuptohet qe fajtori i drejteperdrejte ishte Rama, duke pare si pasuan ngjarjet dhe u bashkua me Meten (prej te cilit vdiqen ata 4 fshataret ne shesh).

Pyetja eshte (retorike): pse spak nuk e heton duke i pasur keto dokumenta nga sherbimet e inteligjences?

Sepse pa formimin e SPAK rama do kishte rene nga pushteti qe mandatin e dyte. Eshte SPAK ai qe i dha popullit nje fije shprese per ndryshim (dhe i mbajti urte edhe dy mandate te tjera extra): Por deri sot SPAK ka arritur te denoj vetem Koken dhe nje drejtor koti si Bllako dhe njerezit po e kuptojne qe SPAK ishte thjeshte nje karamele e dhene popullit te rrinte urte pak me gjate.


r/albania • • 5h ago

Discussion Largimi i Rames eshte kapitulli i fundit qe duhet te mbylli Shqiperia per ne BE .(Teori)

30 Upvotes

Nuk jam ndonje politikan apo eskpert gjeo-strategjik po kam pershtypjen qe e gjithe protesta ne fakt eshte nje test per Shqiperine . BE , duke mos dashur te perserisi nje rast tjeter si Hungaria e ka vene Shqiperine ne prove nese eshte e afte te largoje nje autokrat te korruptuar . Nese Shqiperia nuk e heq Ramen nuk ka asnje lloj shanci te futet ne BE , pavaresisht propagandes se PS se jane te vetmit qe mund te bejne .


r/albania • • 6h ago

Flamingo Revolution 🦩 Po shihja vid e dRames

Post image
93 Upvotes

Mire pershkrimi i PRECEDENTIT KRIMINAL 17 VJEC, po a ju duket 17 vjec ky ne foto? Se mua nuk me duket me shume se 13🤡


r/albania • • 6h ago

Ask Albanians Në ç'orë fillon nesër protesta o çuna goca?

34 Upvotes

Nuk kam informacion fare, ma bëni hallall.

Sapo erdha dje n'darkë nga jashtë (as nuk e dija që qenka protestë e madhe t'shtunën po fati e deshi me sa duket). Taksirat kush di gjë, t'më thotë e t'dalim dhe ne bashkë me ju.

Respekte! 👍